Shqipëria i bashkohet luftës kundër peshkimit të paligjshëm në Mesdhe

Shpërndaje lajmin

Vendet e Mesdheut kanë arritur një marrëveshje për të luftuar peshkimin e paligjshëm, i cili kërcënon shkatërrimin e ekonomisë bregdetare të rajonit.

Motopeshkatore në  portin e Durrësit. Foto Geri Emiri

Nën kornizën e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun, Shqipëria po punon me Agjencinë Europiane për Kontrollin e Peshkimit dhe vende të tjera të rajonit, përfshirë Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Libinë, Algjerinë dhe Tunizinë, për të standardizuar inspektimet për kontrollin e peshkimit të paligjshëm, të paraportuar dhe të pakontrolluar në detin Mesdhe. 

“Peshkimi i paligjshëm, i paraportuar dhe i pakontrolluar krijon konkurrencë të pandershme për peshkatarët e vegjël që zbatojnë rregullat, duke kërcënuar sigurinë ushqimore dhe të ardhurat e komuniteve bregdetare,” tha në një deklaratë për shtyp të dielën, Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit e Kombeve të Bashkuara, FAO.

Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun është një organizatë rajonale për menaxhimin e peshkimit. Me 22 vende anëtare, plus Bashkimin Europian, objektivi kryesor i Komisionit është ruajtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i burime ujore, si dhe zhvillimi i qëndrueshëm i akuakulturës në Mesdhe dhe Detin e Zi. 

Komisioni vlerëson se 75% e stokut të peshkut në Mesdhe dhe Detin e Zi është i mbipeshkuar; megjithatë, ky stok mund të ripërtërihet nëqoftëse luftohet peshkimi i paligjshëm, i pakontrolluar dhe i paraportuar. 

“Roli i inspektimeve në Mesdhe është vendimtar për të siguruar zbatimin e rregullave të peshkimit,” tha FAO. “Komisioni po zhvillon një sistem inspektimi dhe kontrolli të përbashkët në të gjithë Mesdheun, për të trajnuar inspektorët, të përmirësojë aksesin dhe shkëmbimin e të dhënave në rajon,” shtoi ajo.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *