September 20, 2021

Shqipëria “makth” për turistët, grabitet italiani në Kavajë

Shpërndaje lajmin

Një shtetas italian i cili ka zgjedhur Malin e Robit për të pushuar, ka rënë pre e grabitjes.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 11:30 ku italiani kishte ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një difekt teknik.

Në këto momente, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.

Kjo nuk është hera e parë që pushuesit e huaj hasen me situata të pakëndëshme në vendin tonë. Shpesh herë janë raportuar sherre dhe dhunë ndaj turistëve të huaj.

Njoftimi

Kavajë

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur “Mali i Robit”, një shtetas italian kallëzon se gjatë kohës që ka ndaluar pasi mjeti me të cilin po qarkullonte ka pësuar një difekt teknik, një shtetas ende i paidentifikuar i ka vjedhur çantën me sende personale dhe një shumë parash.

Nga ana e Policisë është bërë sekuestrimi i pamjeve filmike dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *