Shqipëria me notë verbale ndaj Britanisë së Madhe

Shpërndaje lajmin

Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King Smith, sot i është dorëzuar notë verbale nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë për komentet që ka bërë ndaj emigrantëve shqiptarë ministri britanik i Emigracionit, Robert Jenrick.
“Në përgjigje të interesimit të mediave, Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës në MEPJ bën me dije se Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Alastair King Smith, i është dorëzuar sot paradite një Notë Verbale në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Përmes kësaj Note, MEPJ paraqiti shqetësimin për deklaratën më të fundit me gjuhë diskriminuese ndaj shqiptarëve nga ana e Ministrit të Shtetit për Imigrimin, Robert Jenrick. MEPJ theksoi se kjo retorikë e përsëritur cenon frymën pozitive të bashkëpunimit bilateral të konfirmuar në Deklaratën e Përbashkët mes Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama dhe Kryeministrit Britanik, Rishi Sunak, në të cilën ndër të tjera ndahet vlerësimi i përbashkët për rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve”, thuhet në deklaratën zyrtare të MEPJ-së.
Për më tepër, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kërkon shmangien e kësaj gjuhe urrejtjeje dhe diskriminimi dhe vijimin e dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv për të vënë në jetë angazhimet e ndërmarra së bashku si dy vende demokratike, partnere e aleate në organizmat ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *