Shqipëria merr një fitore të merituar, rrëmben vendin e parë në grup
Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të marrë një fitore të jashtëzakonshme dhe me peshë në shtëpi ndaj Polonisë me rezultatin 2-0, falë supergolit të Asanit dhe të Dakut.
Me këtë rezultat vendi ynë rrëmben vendin e parë në grup.
Renditja:
Shqipëria: 10 pikë
Republika Çeke: 8 pikë
Moldavia 8
Polonia 6
Ishujt Faroe 1
Kryevepra e Jasir Asanit çoi peshë gjithë stadiumin me një gol që do të mbahet mend gjatë, aq i bukur për nga rëndësia, aq edhe i bukur për nga realizimi.
Në pjesën e dytë, Mirlind Daku do të dyfishonte rezultatin me topin e parë që preku të cilin e ktheu në gol. Sulmuesi nuk i mbajti dot lotët për këtë moment historik për të. Sylvinho dhe djemtë e tij bëjnë një tjetër hap gjigant drejt kualifikimit për në finalet e Euro 2024.