Shpërndaje lajmin

Shqipëria është radhitur ndër vendet e fundit sa i.përket të ardhurave dhe fuqisë blerëse në Evropë. Kjo e bën të rangohet edhe si fuqi e dobët ekonomike krahasuar me vendet evropiane.
Të dhënat nga Eurostat, flasin se të ardhurat për frymë në raport me PBB ishin sa 34% e mesatares se BE-së.
Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50% të mesatares europiane, e ndjekur nga Serbia me 44%, Maqedonia e Veriut me 42% dhe Bosnjë-Hercegovina me 35%.
Edhe treguesi tjetër i mirëqenjes individuale, ai i kosumit për frymë, i cili mat mirëqenjen materiale, ose ndryshe të ardhurat sipas fuqisë blerëse, e rendisin Shqipërinë në fund të listës, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën, me një përqindje prej 41%.
Rekordin e mban Mali i Zi me 63%, Serbia me 53%, Maqedonia e Veriut me 50%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *