Shqipëria në frikë për sulme kibernetike nga Rusia

0
Shpërndaje lajmin

Veç Iranit, Shqipëria mund do të goditet nga sulme kibernetike nga Rusia. Paralajmërimin e dha në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, kreu i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike dhe Certifikimit Elektronik, Igli Tafa.
“Nuk është sekret t’iu them se Irani ka kontraktuar grupet më të mëdha të hakerave që ka dhe iu ka kërkuar të gjejnë dhe sulmojnë infrastrukturat më kritike që Shqipëria ka”, tha Tafa.
Kujtojmë që Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike nga Irani, ku një sërë sistemesh në Shqipëri rreshtën së funksionuari. Rënia e “shtetit digjital” verën e vitit 2022 veç brishtësisë së infrastrukturës edhe neglizhencës së atyre që punojnë për të ruajtur të dhënat, nxori në pah edhe nevojën për ndryshime rrënjësore.
“Sulmet kibernetike do të vijojnë”, strategjia në letër nuk mjafton, rrugë e gjatë deri te garantimi i sigurisë
Historitë kibernetike, iranianët nuk u gjetën, ndërhyrjet në TIMS “harrohen” nga prokuroria
Duke reflektuar mbi atë që ndodhi, qeveria hartoi dhe miratoi Strategjinë e re të Sigurisë kibernetike.
Që nga ajo kohë, sulmet kibernetike nuk kanë të ndaluar, për rrjedhojë Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike dhe Certifikimit Elektronik kërkon angazhimin e të gjithëve për t’u mbrojtur nga Irani apo nga të tjerë hakera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *