Shqipëria nis fushatën si destinacion për turizëm në 365 ditë të vitit 

0
Shpërndaje lajmin

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë ka nisur një fushate për të promovuar sa më shumë Shqipërinë në rajon dhe në botë. Nga data 5-9 prill do të organizohet “Java shqiptare e turizmit” që synon të vazhdojë promovimin e Shqipërisë si destinacion për 365 ditët e vitit, duke u fokusuar në turizmin e kohës së lirë, konferencat dhe eventet e korporatave (MICE) nga e gjithë bota, turizmin digjital dhe turizmi mjekësor po zhvillohet gjithnjë e më shumë në vendin tonë.
“ITFT 24” është një platformë unike shkëmbimi në industrinë e turizmit, e cila bashkon kërkesën dhe ofertën e të gjithë të interesuarve, ku përveç të bërit biznes, mundësohet shkëmbimi i informacioneve të vlefshme për të ardhmen e turizmit në vend, për të reklamuar Shqipërinë si një destinacion për turizëm të qëllimeve të ndryshme në rajon dhe në botë.
Ndërsa në 7-9 prill do të mbahet mbledhja e 70-të e Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit dhe një Konferencë Investimesh me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë në turizëm nga rreth 40 shtete të kontinentit në datat 7-9 prill.
Të dyja këto ngjarje promovojnë Shqipërinë në rajon dhe në botë për mundësitë afatgjata në politika dhe investime në zhvillimin e qëndrueshëm të të gjitha aseteve të saj turistike”, theksoi MTM.
Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës.
Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.
Vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan mbi 10.1 milionë vizitorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *