Shqipëria rigjallërohet nga turizmi ‘patriotik’

Shpërndaje lajmin

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin shkurt, janë 458.951. Krahasuar me një vit më parë, rezulton një rritje 27,3 %, përcjell Albinfo.ch.
Në shkurt 2022 numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 200.997. Krahasuar me shkurt 2021, ky numër është rritur me 27,1 %.
Në këtë shifër, siç raporton Euronews, pjesën më të madhe e zënë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.
Nga ana tjetër, gjatë muajit shkurt vihet re se edhe numri i shqiptarëve që kanë dalë jashtë vendit është rritur në mënyrë të konsiderueshme.
293.703 shqiptarë kanë dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit shkurt 2022.
Krahasuar me një vit më parë, ka rritje me 28,3 %.

Leave a Reply

Your email address will not be published.