Shqipëria, së shpejti me marrëveshje për tregtinë e lirë me Emiratet e Bashkuara Arabe

0
Shpërndaje lajmin

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen e tregtisë së lire, përcjell albinfo.ch.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i qeverisë, Edi Rama, në një postim që ka vërë në rrjetet sociale, ndërsa ka ndarë një foto nga takimi me Presidentin e Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, për të cilin tha se ishte i nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpinë e tij.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë theksoi se me presidentin biseduan për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës dhe sigurisë.
“Abu Dhabi – I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, shkruan Rama.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *