Shqipëria shënon bilanc negativ, më shumë vdekje se sa lindje

Shpërndaje lajmin

Numri i lindjeve për 3 muajt e parë të vitit 2022 ka shënuar një rënie, duke bërë që bilanci lindje-vdekje të jetë negativ.
Në periudhën janar, shkurt dhe mars kanë ardhur në jetë rreth 6 mijë bebe, 4,2% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë numri i vdekjeve për të njëjtin 3-mujor të 2022 ishte afro 8 mijë.
Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e parë janë1.882 vdekje më shumë se sa lindje.
Tirana është qarku me lindjet më të shumta duke qenë bashkë me Kukësin të vetmit qarqe në vend me më shumë lindje se sa vdekje.
Bilancin më negativ e kanë qarku i Korçës dhe Fierit, të cilat kanë pasur më shumë vdekje.
Në vitin 2021, Shqipëria shënoi për herë të parë një rekord negativ. Vitin e kaluar pati mbi 3 mijë vdekje më shumë se sa lindje.
Popullsia e Shqipërisë po tkurret me ritme më të shpejta se parashikimet, si rrjedhojë e rënies së lindshmërisë, por edhe emigracionit.
Sipas një raporti të OKB-së, Shqipëria pritet të humbasë 25 për qind të popullsisë deri në vitin 2050.
Censusi i fundit i bërë në vend një dekadë më parë referoi se popullsia ishte 2.8 milionë ose 350 mijë banorë më pak se në vitin 1989.
(po aq përllogaritet të ketë qenë dhe numri i popullsisë deri më 1 janar 2020 sipas të dhënave të INSTAT)
Lindjet, vdekjet dhe shtesa natyrore
Vitet               Lindje             Vdekje                   Shtesa natyrore
2017              30,869              22,232                           8,637
2018              28,934              21,804                           7,130
2019              28,561              21,937                           6,624
2020              28,075              27,605                              470
2021              27,284              30,580                         (3,296)
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.