October 10, 2021

Shqipëria votoi/ Sa qarqe ka siguruar PS dhe PD në 996 kuti të numëruara

Shpërndaje lajmin

Shqipëria ka votuar ditën e djeshme për Partinë ose koalicionin që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Ndryshe nga zgjedhjet e herëve të kaluara, këtë herë zgjedhjet janë me përplasje shumë të forta pasi PS kërkon një mandat të tretë ndërsa koalicioni Aleanca për Ndryshim kërkon që të marrë pushtetin.

Nga ora 7 e pasdites së datës 25 prill deri në orën 6:30 të mëngjesit, janë numëruar 996 kuti.

Nga votat e nxjerra nga këto kuti PS ka arritur të sigurojë 9 qarqe:

-Tiranën me 27715 vota

-Elbasanin me 20708 vota

-Durrësin me 4271 vota

-Beratin me 8660 vota

-Vlorën me 15055 vota

-Fierin me 17576 vota

-Gjirokastrën me 9422 vota

-Dibrën me 7895 vota

-Korçën me 10853 vota

Ndërkohë nga ana tjetër PD ka mundur të mbajë:

-Kukësin me 8133 vota

-Lezhën me 5701 vota

-Shkodrën me 7079 /albeu.com/

 

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *