October 16, 2021

Shqipëria voton sot

Shpërndaje lajmin

Qytetarët shqiptarë do t’u drejtohen kutive të votimit këtë të diel. Pas një muaji intensiv të fushatës zgjedhore, qytetarët do të zgjedhin me votën e tyre qeverinë e re, për katër vitet e ardhshme.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07.00 deri në 19.00. Janë tri mënyra si mund të votohet, me qëllim që vota të jetë e vlefshme:

-Qytetari mund të votojë vetëm subjektin zgjedhor (parti/koalicion) dhe të mos votojë për asnjë nga kandidatët e atij subjekti zgjedhor. Pra të shënojë X ose + vetëm në kuadratin përbri partisë apo koalicionit. Në këtë rast vota i shkon listës së kandidatëve në tërësi, sipas renditjes që ka paraqitur subjekti zgjedhor;

-Qytetari mund të votojë për subjektin zgjedhor dhe gjithashtu mund të votojë vetëm njërin nga kandidatët e atij subjekti. Pra të shënojë X ose + në kuadratin përbri partisë politike ose koalicionit që preferon dhe të shënojë X ose + vetëm në njërin nga kuadratet përbri numrit të kandidatit të tij të preferuar të asaj partie ose koalicioni qe ka zgjedhur. Në këtë rast, vota i shkon subjektit zgjedhor dhe kandidatit të atij subjekti;

-Qyetari mund të votojë vetëm për një kandidat (duke shënuar X ose + vetëm në kutinë që i korrespondon numrit të kandidatit të preferuar), pa votuar subjektin zgjedhor të cilit i përket ai kandidat. Në këtë rast vota shkon për kandidatin, por shkon edhe për subjektin të cilit i përket kandidati, shkruan Vizion Plus transmeton Albifo.ch.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *