Shqiprim Arifi e mposht Covidin, i kthehet familjes

Share

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka bërë të ditur se ka mposhtur coronavirusin dhe se është kthyer pranë familjes.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ka kaluar një sfidë shëndetësore si kurrë më parë, madje ishte një konfrontim dhe luftë për jetë a vdekje.

Pas disa ditëve i shtrirë në spital, jam kthyer përsëri në familjen time në Preshevë. Pa ekzagjëruar, mund t`ju them se kam kaluar një sfidë shëndetësore si kurrë më parë, madje ishte një konfrontim dhe luftë për jetë a vdekje. Në një moment të heshtjes, kërkoj nga ju t`i përkujtojmë të gjithë ata që kanë humbur jetën nga kjo pandemi globale dhe të lutemi për vëllezërit, motrat, prindërit, miqtë tanë që tani në këto momente sfidohen nga virusi Corona.


Share

Komente