“Shqiptarët duhet të qëllohen dhe të vriten”, deklarata e fortë iu kushton shtrenjtë 5 oficerëve të policisë në Angli

Share

Pesë oficerë policie në Angli u shkarkuan nga puna, për shkak të komenteve të tyre raciste, seksiste dhe homofobe.

Policët në Hampshire, janë regjistruar duke bërë komente të turpshme për kolegët dhe të dyshuar. Ata kanë komentuar një koleg me ngjyrë, duke thënë se ai ngjan me “një qen të racës së përzier”, shkruajnë mediat e rëndësishme botërore.

Oficerët janë shprehur po ashtu se shqiptarët duhet që të qëllohen, kurse për ta, emigrantët e paligjshëm, meritojnë dënimin me vdekje. Në përgjime ishte edhe një efektiv i gjashtë, që iu dha paralajmërim për shkarkim nga puna.

Edhe qytetarët ishin ankuar për këta policë. Gjyqtari Jason Beer tha se audioja zbuloi vlerat e paqëndrueshme të standardeve të shërbimit policor në shekullin e njëzetë e një. “Kjo ishte njësi raciste. Një oficer policie me ngjyrë thuhej se ka “shkuar nga Afrika në Angli me arkë me vete, duke dalë nga Kopshti Zoologjik”.

Gjyqtari tha po ashtu se policët kishin shpërndarë komente raciste me njëri-tjetrin në platforma sociale. “Ata kanë thënë se shqiptarët duhen qëlluar ose të vriten me një agjent nervor dhe se emigrantët e paligjshëm meritojnë dënim me vdekje”, është shprehur Beer.


Share

Komente