October 21, 2021
Shpërndaje lajmin

Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian, shkruan albinfo.ch.

Kroacia dhe Spanja do të përballen nga ora 18:00, në një ndeshje që pritet të jetë shumë interesante. Te kroatët do të mungojë Ivan Perisiq, për shkak të infektimit me Covid 19.

Ndeshja e ditës është mes Francës dhe Zvicrës. Kampionët e botës shihen favoritë në këtë përballje, edhe pse në grupe siguruan vetëm pesë pikë. Zvicra nuk e nisi mirë Evropianin, me një barazim 1:1 me Uellsin dhe humbje 3:0 nga Italia, por fitorja 3:1 ndaj Turqisë i siguroi biletën në fazën tjetër, nga vendi i tretë në grup.

Xherdan Shaqiri shënoi dy gola dhe u zgjodh lojtari i ndeshjes. Shaqiri është në top-10 shënuesit e këtij Evropiani dhe ishte në ekipin më të mirë të fazës së grupeve. Kapiten te Zvicra është Granit Xhaka, kurse pjesë e Natit është edhe Admir Mehmedi, edhe pse ka pasur pak minuta në Euro 2020.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *