Shqiptarët po kursejnë energjinë, KESH shpenzon 32.5 mln euro për blerje në nëntor

Shpërndaje lajmin

Fatura e blerjes së energjisë elektrike në tregun e huaj është rritur në muajin nëntor. 32.5 milion euro ka paguar KESH këtë muaj për të garantuar rrymë deri në datën 22 nëntor.
Për këto blerje janë kryer 6 ankande, ku energjia është blerë me çmim mesatar 200 euro/megavati.
Me këto kontrata, energjia e blerë në treg të huaj këtë vit ka kushtuar deri më tani 440 milionë euro.
Por, gjatë kësaj periudhë një pjesë e energjisë është transmetuar edhe nga HEC-et vendase, të cilat kanë ulur nivelin e Fierzës në 267 metra, ose 6 metra nën mesataren historike.
Nga ana tjetër, edhe kursimi i energjisë është rritur këtë periudhë, duke lehtësuar peshën e financave në buxhet dhe duke shfuqizuar vendimin për të rritur çmimin, mbi fashën 800 kilovat në tetor dhe nëntor.
Të dhënat tregojnë se vetëm nga institucionet është kursyer 22% e energjisë në raport me fundvitin e kaluar.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Energjia nuk shtrenjtohet, Balluku: Fasha 800 kwh s’do të aplikohet as për nëntorin
22 mln euro energji në nëntor, KESH blen me çmim 200 euro/megavat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *