January 13, 2022

Shqiptari me 8 pseudomime pritet të dëbohet nga Britania

Shpërndaje lajmin

Një shqiptar me “tetë pseudonime” do të dëbohet nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, pasi në banesën e tij u gjetën 10 mijë funta të përfituara nga aktiviteti kriminal.

E.G kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe “njihej” nga policia për faktin që kishte identitete të ndryshme.

32-vjeçari u burgos në vitin 2018 për përfshirje në prodhimin e kanabisit dhe tani përballet me deportim pasi mijëra paund cash u gjetën në vendin ku ai jetonte në prill të këtij viti.

Ai ishte pjesë e një bande që kontrollonte disa ferma kanabisi të shpërndara në zona të ndryshme të vendit, e që sillnin rreth 2 milionë funta të ardhura çdo vit.

Ky aktivitet kriminal mori fund në Prill të 2021, pas një operacioni që zgjati 10 muaj.
njofton gazetashqip.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *