Shqiptari nga Kina: Vuhan për momentin është qyteti më i sigurt nga pandemia

Share

409571323 highres 280x280 1

Gazetari shqiptar Edison Myrteza, jeton në Pekin tashmë prej shumë vitesh, përcjell albinfo.ch.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Kina, ai rrëfen për situatën dhe proçesin e vaksinimit në vendin ku dhe nisi pandemia.

“Në Vuhan për momentin nuk ka asnjë shqetësim, është një qytet shumë i sigurt, jeta vazhdon normalisht dhe duket sikur çdo gjë është hedhur pas krahëve. Ndërsa e gjithë Kina, është prekur pak nga vala e dytë e pandemisë, nuk mund të themi që ka një shpërthim pasi rastet e të infektuarve janë me të pakta se viti i kaluar. Vaksinimi ka nisur zyrtarisht ditën e djeshme dhe dozat e para të do t’i jepen personave që janë në vijën e parë të rrezikut”,- tregon z. Myrteza nga Kina.


Share

Komente