October 23, 2021

Shqiptari që përfaqësoi Zvicrën në Eurovision tregon si e refuzoi Shqipëria

Shpërndaje lajmin

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears, është shqiptari që fitoi vendin e tretë mbrëmjen e djeshme në Eurovision, duke përfaqësuar Zvicrën.

Mirëpo, dëshira e djaloshit ka qenë të përfaqësojë vendin e tij të lindjes, por kjo dëshirë i është refuzuar nga Shqipëria, pasi në momentin e fundit vendosën që ta lenë jashtë gare në Festivalin e Këngës.

Gjatë një intervistë të dhënë më herët, ai ka treguar se organizatorët e Festivalit të Këngës, pra dyshja drejtuese nga dyshja Grabocka-Vejsiu e kanë lënë jashtë, pasi sipas tyre, ishin plotësuar vendet, transmeton abc news, përcjell Albinfo.ch.

“Ta marrin dhe këngën time, për katër ditë duhet të gjej një këngë dhe thashë a mund të aplikoj me këtë këngë? Dhe më thanë ok. Mirëpo, ditën e enjte më thanë që, më fal, më në fund i kemi 25 artistë dhe në Festivalin e Këngës duhen vetëm 20″, ka thënë ai.

Kujtojmë që Gjon u shpall si artisti më i votuar nga juria në Eurovizion 2021, ndonëse llogaritja e 50% të votave të publikut e renditën në vendin e tretë këngën e tij “Tout l’Univers”.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *