Shqiptarja që konkurron mes 50 personaliteteve të famshme për çmimin ‘InspiringFifty Europë 2022’

Shpërndaje lajmin

Anita Likmeta është një vajzë shqiptare, e cila mes 50 italianëve më të famshëm në Evropë konkurron për InspiringFifty Evropë 2022 që do të mbahet në Westminster Abbey në Londër (Angli) më 13 qershor, njofton albinfo.ch.

Vlen të theksohet se ajo është lindur në qytetin e Durrësit, Anita u largua drejt Italisë në moshën 11-vjeçare. Ajo  ia ka dalë mbanë të shquhet si inovatore dhe krijuese e disa bizneseve në fushën e startupeve në Itali.

Pas “Pesëdhjetë italianë në Evropë për inovacion”, botuar nga gazeta e njohur italiane “Corriere della Sera”, Anita Likmeta është e nominuar si një nga gratë më të rëndësishme në fushën e shkencës dhe teknologjisë për InspiringFifty Evropë 2022 në partnership me EQL:HER.
Anita Likmeta është fytyra e parë italiane në listën prestigjioze InspiringFifty, projekt në bashkëpunim me partnerin teknik ENI, partnerin e medias Grupi RCS dhe në bashkëpunim me DAZN dhe Klecha & Co.
Lista përfshin gra italiane që mbajnë role prestigjioze në fusha të ndryshme, nga sektori shkencor dhe teknologjik, në fushën e administratës publike ndaj kompanive private.
Likmeta thotë se është e bindur që “ekziston një forcë te gratë që krijon një rrjet dhe bëhet zhvillim. Falë demokratizimit të proceseve ne mund të rinovojmë një ekonomi që është krijuar edhe për gratë”, është shprehur Anita gjatë intervistës dhënë pas njohjes me nominimin si ndër gratë më frymëzuese në Evropë në fushën e shkencës dhe teknokogjisë.
Mbetet të shpresojmë që Anita Likmeta ta fitojë këtë çmim prestigjioz në Londër, sepse sot më shumë se kurrë Shqipëria dhe të rinjtë tanë kanë nevojë për modele të reja të afta për t’i çuar drejt ndërgjegjësimit të ri, në mënyrë që meritokracia të mos jetë një sistem ekskluzivisht i rezervuar për vendet e Evropës Perëndimore. Demokracia kalon nga shembuj të mirë dhe Anita Likmeta, bija e diasporës shqiptare, konkurron sot për t’u bërë gruaja e parë në inovacion në Evropë. /Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published.