“Shtëpi bari” në Spanjë, arrestohet me qëllim ekstradimin 30-vjeçari në Fier

0
Shpërndaje lajmin

Një 30-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e Policisë, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se 30-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal që në vitin 2022, në 2 qytete në Spanjë, kultivoi sasi të konsiderueshme cannabis sativa, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet llambave.
Gjykata e Madridit i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, si dhe të vjedhjes së energjisë elektrike, të kryera në kuadër të grupit kriminal.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokuorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Cities”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Spanjës.
Operacioni, nga Sektori i Policisë Rrugore dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Madridit dhe Interpol Tiranës.
Në vitin 2022, në 2 qytete në Spanjë, kultivoi sasi të konsiderueshme cannabis sativa, në ambiente të mbyllura, nëpërmjet llambave, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, pjesëtari i grupit kriminal.
Si rezultat i aksioneve intensive gjurmuese dhe lokalizuese për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të cilat kryhen të bazuara në inteligjencën policore, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, u finalizua operacioni policor i koduar “Cities”.
Gjatë operacionit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Spanjë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar E. P., 30 vjeç.
Gjykata e Madridit i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve, si dhe të vjedhjes së energjisë elektrike, të kryera në kuadër të grupit kriminal.
Shtetasi E. P. akuzohet se në vitin 2022, si pjesëtar i një grupi kriminal në Spanjë, ka kultivuar sasi të konsiderueshme cannabis sativa, në ambiente të mbyllura, në qytetet Barcelonë dhe Girona, duke përdorur llamba që furnizoheshin me energji elektrike të vjedhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokuorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme
LEXONI GJITHASHTU:

I akuzuar për vrasje në Elbasan|Arrestohet në Londër Donald Hoxha, pritet ekstradimi
Marok| Ekstradimi i Saraivës, vrasësi i Nikulaj u dorëzohet oficerëve shqiptarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *