Shtëpi bari në Vorë, arrestohet 33-vjeçari dhe procedohet punonjësja e OSHEE

Shpërndaje lajmin

Një 33-vjeçar u arrestua këtë të mërkurë nga policia në Vorë në kuadër të operacionit policor të koduar “Hill”. Shtetasi F.B kishte banesën në ambient për kultivimin e kanabisit me anë të llambave.
Ndërsa, janë proceduar penalisht shtetasit A. Gj., 32 vjeç për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe Sh. D., 55 vjeçe me detyrë faturiste pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Shtetasi A. Gj. ishte në dijeni të këtij aktiviteti kriminal dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa punonjësja e OSHEE-së, shtetasja Sh. D. nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë.
Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar ventilatorë, platforma për shpërndarjen e rrymës elektrike, vazo të ndryshme, peshore elektronike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa dhe dy aparate celulare.
LEXONI GJITHASHTU

Shtëpi bari në Bulqizë, arrestohet 34-vjeçari, nën hetim faturistja e OSHEE
Policia godet një tjetër shtëpi bari në Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *