‘Shtëpia e barit’ në Shijak, nën hetim dhe dy punonjës të OSHEE-së (EMRAT)

Shpërndaje lajmin

Detaje të reja kanë dalë nga zbulimi i shtëpisë së barit dhe arsenalit të armëve në Shijak.
Burime konfirmojnë për “Euroneës Albania” se nën hetim janë dhe dy punonjës të OSHEE-së dhe disa persona të tjerë, që dyshohet të jenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Bëhet fjalë për elektriçistin Hamdi H. 55 vjeç dhe faturisti i zonës së Xhafzotajt, Roland V. 32 vjeç.
Punonjësit akuzohen për shpërdorim detyre pasi gjatë kontrollit në zonë është konstatuar dhe një lidhje e paligjshme e energjisë në godinën 4-katëshe të vëllezërve Krasniqi, fakt ky i paraportuar nga dy punonjësit.
Gjithashtu, blutë e Durrësit po mbajnë nën vëzhgim edhe disa persona të tjerë, me të cilët kishte lidhje dhe komunikim me Fredi Krasniqi, 46-vjeçari që u arrestua ditën e djeshme në flagrancë në shtëpinë e tij.
Sakaqnë kërkim u shpall vëllai i tij, shtetasi Selman Krasniqi.
Shërbimet e Policisë konstatuan se kati i tretë dhe i katërt i banesës së dy vëllezërve, ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjatë kontrollit në këto dy kate, u gjetën dhe u sekuestruan 444 bimë narkotike kanabis, 222 llamba elektrike dhe pajisje të tjera  që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrollove të shtuara, në një ambient me mur të dyfishtë, në këtë banesë, është gjetur i fshehur një arsenal armësh, i përbërë nga 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik shars, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për të përcaktuar nëse janë përdorur për ngjarje kriminale të ndodhura më parë.
Po nga hetimet, dyshohet se edhe kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga pjesëtarë të grupeve kriminale.
Nuk dihet nëse ka persona të tjerë të përfshirë  persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet.

LEXONI GJITHASHTU: 

Grabitet gruaja te Rruga e Elbasanit, i vidhet me dhunë varësja e floririt
EMRAT/ Kanabis dhe arsenal armësh, kush janë pronarët e shtëpisë së barit në Shijak

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *