Shtëpia e të moshuarve në Bernë do të rrënohet, për t’u ndërtuar një kompleks

0
Shpërndaje lajmin

Në Bernë është marrë vendimi për të rrënuar shtëpinë e të moshuarve në Wylerring.
Po ashtu do të rrënohet edhe një qendër lagjeje dhe një qendër ditore që do të hapin rrugën për një zhvillim të përgjithshëm që është planifikuar të përfundojë më 2025, shkruan Blick.
Puna e shembjes ka nisur në muajin prill dhe do të zgjasë deri në tetor. Pasi ndërtesat e vjetra të jenë hequr, një shtëpi e re pensionesh dhe pleqsh do të ndërtohet nga Domicil Group.
Kooperativa e ndërtimit Aare, anëtare e së cilës është qyteti i Bernës, do të ndërtojë më pas 34 apartamente të vogla për të jetuar pleqtë.
Si pjesë e zhvillimit të përgjithshëm, përdorimi i mëparshëm i qendrës ditore dhe qendrës së rrethit do të integrohen gjithashtu në ndërtesat e reja. Zhvillimi parashikon gjashtë kate të plota dhe një kat papafingo, siç njoftoi qyteti i Bernës kur projekti u nis në vitin 2020. Në atë kohë, qyteti kishte rreth 5700 metra katror potencial densifikimi, përcjell albinfo.ch.
Ndërtesat e reja duhet të jenë gati për rreth dy vjet. Deri atëherë, shtëpia e të moshuarve dhe pleqve në Wylerring do të vendosen përkohësisht në një ndërtesë të re në Münchenbuchsee. Banorët u shpërngulën atje në fund të marsit 2023, shkruan Blick.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *