Shtëpia më e vetmuar në botë është në Islandë

Shpërndaje lajmin

Një nga kuriozitetet më të mëdha është se në Islandë eziston një ishull i vogël i quajtur Elliaey, ku është e ndërtuar një shtëpi e vogël e vetmuar, e cila ka shkaktuar shumë spekulime zbavitëse, transmeton albinfo.ch.

Disa ngritën teori se ajo i përkiste këngëtares Bjork, të tjerë mendonin se ishte shtëpia e një miliarderi misterioz.

E vërteta është se ajo i takon shoqatës së gjuetarëve, që e shfrytëzojnë atë kur gjuajnë zogj deti. Për të arritur te kjo shtëpi, së pari duhet udhëtuar me aeroplan ose traget deri në Heimae, që është ishulli më i madh, ku edhe duhet të merrni një barkë me qera për të udhëtuar drejt saj. /Albinfo.ch

Foto nga: @ h0rdur [IG]


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *