‘Shtëpitë e barit’ fenomen shqetësues në Shqipëri, thotë Arben Hajdarmataj
Përshtatja e shtëpive për kultivim kanabisi në ambient të mbyllur është kthyer në një fenomen shqetësues në Shqipëri.
Nga të dhënat e Policisë së Shtetit janë 15 raste të zbuluara ‘të shtëpive të barit’ gjatë vitit 2022.
Ndërsa gjatë vitit të kaluar, pati të paktën 26 raste të identifikuar nga forcat e rendit.
Pajisjet për krijimin e një ambienti të përshtatshëm për kultivim kanabis kushtojnë rreth 15 mijë euro.
Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj thotë se trafikantët zgjedhin këtë rrugë për shkak se janë më pak të ekspozuar dhe koha e rritjes së bimës është më e shkurtër.
I vetmi disfavor është konsumimi i madh i energjisë elektrike nga llambat, shprehet ai.
Sipas tij, trafikantët kanë gjetur ‘zgjidhje’ dhe për këtë duke bashkëpunuar me punonjës të elektrikut apo duke bërë ndërhyrje në matësa.
Kjo gjë sipas tij ndodh edhe në vende të tjera, sa që shqiptarët po marrin njerëz të njohur nga Shqipëria që punojnë si elektricistë për të bërë ‘manipulime’ për fshehjen e konsumit të lartë të energjisë.