Shtetasi maqedonas plaçkit bankën Raiffeisen në Zvicër

0
Shpërndaje lajmin

Mediat zvicerane raportojnë se një person ka plaçkitur Raiffeisenbank në Goldach SG të Zvicrës, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se ai ka kërcënuar me armë një punonjës dhe ka ikur me disa mijëra franga.
Pas informatës për grabitje, policia zvicerane arrestoi për pak minuta grabitësin.
Thuhet se derisa ai po ikte, grabitësi u vëzhgua nga një kalimtare e rastit, shkruan policia të premten në një deklaratë. Ajo u dha patrullave të policisë që mbërrinin informacione thelbësore për hetimin e mëpasshëm.
Si rezultat, Policia Kantonale e St. Gallenit ka mundur ta arrestojë në Rorschach grabitësin e bankës, një 33-vjeçar nga Maqedonia e Veriut. Paratë e vjedhura janë konfiskuar gjatë kontrollit të banesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *