September 25, 2021

Shtetet e Bashkuara së shpejti mund të heqin ndalimin e udhëtimit për turistët zviceranë

Shpërndaje lajmin

Kufijtë e SH.B.A.-së janë mbyllur për ardhjet e huaja – përfshirë njerëzit nga Zvicra – që nga marsi i vitit 2020, por njoftimi rreth rihapjes së mundshme është i afërt, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Sipas Associated Press, presidenti Joe Biden u tha gazetarëve në 16 korrik se ai do të shpallte datën për heqjen e kufizimeve të udhëtimit “brenda disa ditëve të ardhshme”.

Një veprim i tillë më në fund do të rivendoste udhëtimin jo-thelbësor midis Zvicrës dhe SH.B.A., veçanërisht pasi amerikanët e vaksinuar janë lejuar të vijnë në Zvicër që nga 28 qershori. /Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *