Shteti evropian ku fëmijët do të mbajnë mbiemrat e të dy prindërve

Shpërndaje lajmin

Ky vendim historik i Gjykatës Kushtetuese atje shënon fundin e traditës ku në mënyrë automatike të posalindurve u vihej mbiemri i babait, transmeton Albinfo.ch.
Sipas verdiktit të Gjykatës kjo praktikë ishte diskriminuese dhe e dëmshme për identitetin e fëmijës. “Fëmijëve duhet t’u jepen mbiemrat e të dy prindërve sipas radhës që ata vendosin, përveç nëse bien dakord që fëmijët e tyre të marrin vetëm njërin prej tyre”, shtoi gjykata në një deklaratë.
Ministrja e Familjes, Elena Bonetti, siç raporton The Guardian, tha se qeveria do të mbështesë plotësisht parlamentin në këtë proces.
“Ne duhet t’i japim thelbin vendimit, dhe është një prioritet i lartë dhe detyrë urgjente e politikës për ta bërë këtë”, tha ajo, duke shtuar se prindërit duhet të marrin përgjegjësi të barabartë për rritjen e një fëmije.Krahasuar me vendet e tjera evropiane ku të dy mbiemrat mund të përdoren për fëmijët, si Franca, Gjermania dhe Spanja,
Ligji i ri pritet të miratohet nga parlamenti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *