January 11, 2022

Shteti evropian që u ndalon shefave t’u dërgojnë punëtorëve e-mail pas orarit të punës

Shpërndaje lajmin

Nëpunësit civilë në Belgjikë do të kenë të drejtën ligjore për të mos iu përgjigjur telefonatave të punëdhënësve të tyre jashtë orarit të punës – sipas ligjeve të reja të krijuara për të mbrojtur punonjësit nga mbingarkesa dhe burnout.

Duke nisur nga 1 shkurti 2022, në Belgjikë do të prezantohet “e drejta për t’u shkëputur” që do t’i ndalojë drejtuesit e shërbimeve civile të kontaktojnë punonjësit kur nuk janë në punë, përveç rastit të një emergjence apo rrethanave të tjera “të jashtëzakonshme”.

Sipas gazetës belge “De Morgan”, rregullat e reja u përcaktuan në një letër drejtuar nëpunësve civilë nga Petra De Sutter, ministre e Shërbimit Civil për Partinë e Gjelbër të Belgjikës.

Në letër, De Sutter thotë se janë të nevojshme më shumë masa për të mbrojtur punonjësit nga stresi dhe burnout, duke shtuar se dhënia e mundësisë punonjësve për t’u shkëputur tërësisht nga puna “lidhet me rezultate pozitive të mirëqenies, si përqendrimi më i mirë, rikuperimi më i mirë dhe një nivel energjie më i qëndrueshëm”.

Burnout është bërë veçanërisht problematik me rritjen e punës në distancë – theksoi De Sutter, pasi punëmarrësit priren të qëndrojnë para kompjuterit edhe pas pune dhe të lexojnë email-et që u janë dërguar në smartphone.
E drejta e re për t’u shkëputur zbatohet vetëm për nëpunësit civilë, edhe pse parashikohet që në fund do të miratohen edhe ligje që përfshijnë sektorin privat në Belgjikë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *