Shteti i BE-së që ndaloi dhënien e ‘pasaportave të arta’

Shpërndaje lajmin

Skema, e cila u prezantua në vitin 2013, i dha shtetësinë bullgare, dhe rrjedhimisht të BE-së, kujtdo që bënte një investim prej mbi 1 milion leva (560,000 dollarë) në Bullgari. Parlamenti bullgar miratoi një amendament të enjten për t’i dhënë fund praktikës, e cila thuhet se solli investime të njëhershme dhe jo të qëndrueshme, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.
Komisioni i BE-së ka ushtruar presion ndaj Bullgarisë, Maltës dhe Qipros, për të ndaluar praktikën e lëshimit të pasaportave të arta, të cilat u lejojnë përdoruesve, të drejtat e plota të shtetësisë së BE-së, duke përfshirë lëvizjen e lirë brenda bllokut.
Brukseli thotë se kjo praktikë ka lejuar grupet kriminale të kenë akses në BE, të cilët janë përfshirë në pastrim parash, korrupsion dhe evazion fiskal.
Nuk ka shifra të sakta për numrin e pasaportave të arta të lëshuara nga Bullgaria, megjithëse një rishikim i të gjitha pasaportave të lëshuara nga Bullgaria sipas skemës do të kryhet brenda gjashtë muajve të ardhshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.