Shteti që nuk pati asnjë rast të ri prej 23 ditësh

Share

photo 1506973035872 a4ec16b8e8d9

Ani pse përhapja e virusit ka marrë shtrirje në gjithë botën, Australia duket se ka fituar betejën me këtë virus. Kryeministri i këtij shteti, Daniel Andrews, ka njoftuar se qytetarët nuk e kanë të domosdoshme të mbajnë maska jashtë, pasi nuk është shënuar asnjë rast i ri apo vdekje nga Covidi për ditën e 23-të, shkruan ‘The Guardian’, përcjell albinfo.ch.

Andrews shtoi se nga ora 11:59 e së dielës, qytetarët do të vazhdojnë të mbajnë maska, por nuk është e domosdoshme vendosja në ambiente të jashtme.

“Maskat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në uljen e numrave”, tha në një konferencë të dielën.

Po ashtu, ai shtoi se maksimumi i personave të lejuar brenda një shtëpie në një ditë dhe përfshin 30 familjarë në total, por jo mbledhje e 30 personave për drekë apo 30 për darkë.

Ndërkohë, palestrat gjithashtu do të rihapen me 150 persona të lejuar brenda dhe turmat sportive do të lejohen të kthehen me grupe prej 300 personash të lejuar për të krye`r aktivitet në ambiente të jashtme.

Numri i mysafirëve në dasma dhe funerale pritet gjithashtu të rritet në 150 persona, përveç rasteve kur ceremonitë mbahen brenda një shtëpie në të cilën rast do të aplikojnë maksimumi 15 persona.

Vendet e mikpritjes të goditura rëndë nga bllokimi më i ashpër në botë do të jenë gjithashtu në gjendje të presin 100 njerëz brenda dhe 300 njerëz jashtë.

The post Shteti që nuk pati asnjë rast të ri prej 23 ditësh appeared first on Albinfo.


Share

Komente