September 20, 2021

Shteti që planifikon kufizimin e përdorimit të kriptovalutave

Shpërndaje lajmin

Banka Qendrore e Republikës së Turqisë po planifikon ndalimin e përdorimit të kriptovalutave për pagesa. Kështu, Turqia bëhet vendi i fundit që kërkon t’i kufizojë ato.

Sipas një raporti nga gazeta zyrtare e qeverisë turke dhe një njoftimi për shtyp nga banka qendrore, të premten, Turqia ka prezantuar “Rregulloren për ndalimin e aseteve të kriptove në pagesa”.

Tregtimi dhe konvertimi i kriptovalutave nuk ndikohet nga rregullorja.

Ndalimi i pagesave me kripto, në të gjithë vendin, vjen ndërsa lira turke po përballet me presion të konsiderueshëm nga jashtë.

Monedha u zhvlerësua shumë në tregjet e këmbimit valutor, pasi presidenti Rexhep Tajip Erdogan, shkarkoi bankierin më të lartë të vendit, Naci Agbal, në mars.

Shumë prej bizneseve i janë drejtuar kriptovalutës, si një mënyrë alternative pagese për të shmangur çështjet që prekin lirën.

Rregullorja, e cila hyn në fuqi më 30 prill, synon pagesën për mallra dhe shërbime, duke përdorur kriptomonedhat, si dhe “sigurimin e shërbimeve të pagesave dhe lëshimin e parave elektronike”.

Arsyet e dhëna për ndalimin variojnë nga pamundësia e qeverisë për të monitoruar dhe kontrolluar në mënyrë efektive, paqëndrueshmërinë e tregut të kriptove dhe përdorimin e tyre në veprimtari të paligjshme.

Qeveria përmendi gjithashtu edhe portofolat digjitalë si të cenueshëm nga vjedhjet.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *