November 29, 2021

Shteti që po hyn në bllokadë 1 mujore për shkak të Covid-19

Shpërndaje lajmin

Letonia do t’i nënshtrohet një bllokim njëmujor, ndërsa shteti baltik po lufton me një valë të re infeksionesh për shkak të COVID-19.

“Jeta publike do të reduktohet ashpër deri më 15 nëntor, në mënyrë që të prishen zinxhirët e transmetimit dhe të zvogëlohet mbingarkesa e tmerrshme në sistemin e kujdesit shëndetësor”, tha kryeministri letonez, Krisjanis Karins, pas një takimi të Kabinetit sot në mbrëmje.

Vetëm dyqanet, që shesin gjërat e nevojshme të përditshme, do të lejohen të rrinë hapur, transmeton Dpa, përcjell Albinfo.ch.

Vendet e kohës së lirë, kulturore, argëtuese dhe sportive do të mbyllen.

Restorantet duhet të kalojnë në ofrimin e shërbimeve vetëm të marrjes dhe dorëzimit.

Ngjarjet dhe tubimet do të ndalohen, gjithashtu, ndërsa do të hyjë në fuqi një shtetrrethim nate.

Banorët mund të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm nga ora 20:00 deri në 05:00, me një arsye të vlefshme.

Shumicës së punonjësve u është kërkuar të punojnë nga shtëpia, kurse shkollat ​​do t’i kthehen mësimit në distancë.

Sipas autoritetit shëndetësor, 1 400,8 infeksione të reja për 100 000 banorë janë regjistruar në 14 ditët e fundit, një maksimum i paparë më parë.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *