Shteti që propozon dënim me vdekje për ata që i përkasin komunitetit LGBTI

0
Shpërndaje lajmin

Propozimi për ta shtuar një amendament në ligjin në Irak që do të caktonte dënimin me vdekje për marrëdhëniet homoseksuale është quajtur si “përshkallëzimi më i rrezikshëm” nga aktivistët për të drejtat e njeriut.
Në Irak, personat e komunitetit LGBTI (homoseksual, biseksual, transgjinor, ndërgjinor) veçse përballen me sulme dhe diskriminim të shpeshte.
Por, sipas një dokumenti të parë nga agjencia e lajmeve AFP, ndryshimi i një ligji kundër prostitucionit të vitit 1988, i cili kaloi një lexim të parë në parlament javën e kaluar, do t’u mundësonte gjykatave të japin “dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm” për “marrëdhënie homoseksuale”, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Homoseksualiteti, ashtu si çështjet e tjera gjinore, mbetet tabu në shoqërinë konservatore të Irakut, megjithëse asnjë ligj ekzistues nuk i ndëshkon në mënyrë eksplicite marrëdhëniet homoseksuale.
Por, anëtarët e komunitetit LGBTI+ janë ndjekur penalisht për krime të ndryshme morale dhe të prostitucionit në kodin penal të Irakut.
Irakianët e komunitetit LGBTI+ janë shënjestruar me “rrëmbime, përdhunime, torturim dhe vrasje” të pandëshkuara, sipas një raporti të vitit 2022 nga organizatat Human Rights Watch (HRW) dhe IraQueer.
Rasha Younes, studiuese e të drejtave të komunitetit LGBTI+ në HRW, e përshkroi legjislacionin e propozuar si një “hap të rrezikshëm”.
“Kjo do të thotë se jeta e individëve irakianë dhe frika e vazhdueshme nga sulmet dhe vrasjet e pandëshkuara nga grupet e armatosura tani do të bëhen vetë ligji”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *