Shteti ta sjell përgjigjen e tamponit pas 2 javësh/ I pafytyri Beqaj, llogari privatit: Pse nuk ofroni teste të shpejta?Po abuzoni me çmimin

Share

Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është shprehur i shqetësuar që laboratorët privatë biokimikë kanë rënë dakord që çmimi e testit me tamponë për sëmundjen e Covid-19 do të jetë i njëjtë për të pestë, 80 euro. Në fakt çmimi është gjithandej 120 euro ku hallexhinjtë iu drejtohen privatëve për testimin se shteti nuk ua siguron. Madje disa prej tyre janë detyruar që të marrin para borxh për të parë nëse janë me COVID-19 apo jo. Beqaj, kryehajduti i tenderëve të Ministrisë i kërkoi paturpësisht Autoritetit të Konkurrencës që të ndërhyjë për të marrë masat në uljen e çmimit të PCR-së.  Më mirë do të ishte që të këshillonte shefin e tij që të bënte një testim masiv të popullatës, për të pasur një pasqyrë të saktë të gjendjes së pandemisë, e të mos bëjë deklarata hipokrite.

Madje hajduti Beqaj, na jep edhe leksione se sa do të jetë çmimi i një tamponi tek privati, ndërkohë që është një nga përgjegjësit kryesor që shëndetësia ka përfunduar në këtë lloj derexheje. “Nëse investimi paraprak për të të bërë teste të pozitivitetit të Covid 19, përfshirë atë çfarë kërkohet për “biosafety”, nuk i kalon 300 mijë euro, nëse kosto në blerje të materialeve mjekësore të importuara përfshirë kite, reagent, setë për marrje lënde, materiale të buta njëpërdorimëshe nuk e kalojnë 10 euro për një test, çmimi me pakicë i testit nuk duhet të kalojë 50 euro”, shkruan Beqaj.

Ish-ministri ka guximin edhe i kritikon, duke iu thënë se pse laboratorët privatë nuk ofrojnë edhe teste të shpejta, për sa kohë Komiteti i Ekspertëve e këshillon prej rreth 1 muaji? Fillimisht zoti Beqaj kërkoi llogari shefit tënd, se pse spitalet publike  nuk e ofrojnë këtë shërbim dhe pastaj merru me privatët që i ke ushqyer me dorën tënde, duke iu dhënë tendera miliona euroshe./Pamfleti

The post Shteti ta sjell përgjigjen e tamponit pas 2 javësh/ I pafytyri Beqaj, llogari privatit: Pse nuk ofroni teste të shpejta?Po abuzoni me çmimin appeared first on Media .


Share

Komente