“Shteti ujk për shtetin, njeriu ujk për njeriun”, Rama: Sigurimi i vaksinave është një çmenduri

Share

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si barrën më të rëndë sigurimin e vaksinave. Rama tha se mendonte se gjetja e fondeve për rindërtimin ishte gjeja më e vështirë e jetës së tij, por sigurimi i vaksina qenka një tmerr i vërtet tha Rama duke shtuar se këtu njeri është bërë ujk për njeriun, e shteti ujk për shtetin.

Ndër të tjera Rama tha: Një gjë duhet ta dinë të gjithë, kjo nuk është çështje parash, çmimet e vaksinave po rriten, se kërkesa është shumë e ethshme, dhe prodhimi shumë i vogël, por sado që të rritet ne nuk do të lëmë asnjë dozë që kemi në dispozicion apo të lëmë qoftë edhe një shqiptar pa vaksinuar. Vaksinat nuk janë në treg, nuk ka lidhje me çmimin apo buxhetin, vaksinat nuk janë në treg, duhet një angazhim i gjithanshëm dhe një këmbëngulje e tmerrshme për sigurimin e tyre. Gjëja më e vështirë ishte që të gjeja fondeve për të mbështetur rindërtimin, në krahasim me përpjekjen për të gjetur vaksinën e tani më duket se ajo ka qenë një proces normal dhe isha gati ti rikthehesha 3 here rindërtimit dhe të mos kisha barrë së bashku me koleget për vaksinat, pasi realisht është në çmenduri. Është çështja për të gjetur diçka që nuk e ka askush. Këtu është ajo shprehja e vjetër se njeriu bëhet ujk për njeriun është e përditshmja e luftës për vaksinat. Shteti ujk për shtetin, njeriu ujk për njeriun. Jemi para faktit që nevoja e të gjithëve është kaq e madhe dhe bëhet fjalë për një sasi të vogël dhe të gjithë ujqërit duan të marrin”.


Share

Komente