Shtohen dyshimet rreth shëndetit të Putinit

Shpërndaje lajmin

Putin shoqërohet gjatë gjithë kohës nga doktorë të specializuar për kancerin në tiroide, gjë e cila ngre dyshimeve të forta se po vuan nga një problem i tillë.
Raporte që mbështesin këto dyshime vijnë nga media investigative ‘Proekt’, e cila tani është bllokuar në Rusi dhe po funksionon jashtë vendit.
Sipas ‘Proekt’, Putinin e ka vizituar më shumë se 35 herë mjeku kirurg Yevgeny Selivanov në resortin Sochi në Detin e Zi, që është vendi i preferuar i presidentit rus.
Putin po ndjek një trajtim të çuditshëm, duke bërë banjë me gjak dreri.
Larja me gjakun e brirëve të drerit si dhe pirja e tij, mendohet të jetë një traditë shekullore në Rusi dhe thuhet se ekziston edhe në Kinë dhe Kore, sipas ‘Siberian Times’.
Nga ana tjetër ka teori se Putin është trajtuar me steroide, ndaj është shfaqur i fryrë në fytyrë dhe qatë.
Në Perëndim ka shumë spekulime se Putin ka probleme serioze me shëndetin që kur ai nisi luftën në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.