Shtohen tensionet? Turqia sfidon sërish Greqinë dhe planifikon një tjetër lëvizje, ja për çfarë bëhet fjalë

Share

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, Turqia po provokon sërish, pasi po planifikon një stërvitje të quajtur “Atdheu i Kaltër” nga 25 shkurti deri më 7 mars në Egje dhe Mesdhe.

Siç është njoftuar, 87 anije të Marinës Turke dhe Rojës Bregdetare, 27 aeroplanë, 12 helikopterë, F-16, F-4, si dhe forca amfibi do të nisen për në Egje dhe Mesdhe.

“Në të njëjtën kohë, shtypi turk është ngritur kundër vendit tonë, me rastin e mbërritjes së afërt të forcave amerikane në Evros. Anijet e transportit amerikan që mbajnë helikopterë dhe automjete të blinduara, disa prej të cilave do të qëndrojnë në Greqi për stërvitje, pritet të mbërrijnë në portin e Alexandroupolis.

Në këtë kontekst, në faqen e parë të Yeni Safak thuhet “Për kë është kjo përgatitje?”, Ndërsa Hurriyet boton një artikull “Zbarkimi i forcave Amerikane në Aleksandropolis”, – shkruajnë mediat greke.


Share

Komente