Shtrëngata shiu, borë, rrufe/ Përmbytjet në Shqipëri, si parashikohet moti ditët e ardhshme

Share

Shërbimi Meterologjik Ushtarak parashikon që tre ditët në vijim do të karakterizohen nga shira të dendur, hera herës edhe në formën e shtrëngatave me rrufe.

Po ashtu do të ketë ndërprerje të reshjeve gjatë ditës së shtunë dhe riaktivizim i tyre në mbrëmje, ndërsa dëbora do të jetë prezente në pjesën veriore dhe verilindore.

“Po ju njohim me kushtet e tre ditëve të ardhshme në vend. Do të mbizotërojë moti i paqendrueshëm. Reshje shiu hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe. Ndërprerje të reshjeve gjatë ditës së shtunë dhe riaktivizim i tyre në mbrëmje. Dëbora do të jetë prezente në pjesën veriore dhe verilindore. Rrymat e ngrohta jugore do të sjellim temperatura në vlera pozitive thuajse në të gjithë vendin”, shkruan SHMU.

Aktuliasht Shqipëria është përfshirë nga moti i keq, ku kanë filluar edhe përmbytjet e para.

Reshjet me intensitet të lartë të ditëve të fundit kanë filluar të japin probleme thuajse në të gjithë vendin, nga jugu në veri.

Lumi i Vjosës ka dalë nga shtrati mëngjesin e kësaj të premte, duke filluar përmbytjen e tokave përreth.

Problematike paraqitet situata edhe në veri të vendit, ku reshjet e shiut në zonën e Shkodrës dhe ato të borës në qarkun e Kukësit, kanë krijuar problem. Në Shkodër, zona e Obotit, Muriqanit, Velipojës, Zadrimës dhe Kallmetit kanë qindra hektarë tokë nën ujë. Prurjet e Lumit Buna dhe Drin janë rritur ndjeshëm. Hidrocentrali i Shkopetit është detyruar të fillojë shkarkimin e ujërave.


Share

Komente