Shpërndaje lajmin

Shtrenjtimi i derivateve të naftës në Kosovë.ka arritur deri në 1.60 cent për një litër.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka pranuar se këto ditë ka rritje të çmimeve për karburantet.
“Çmimet në tregun e Kosovës sillen: dizelli 1.45 cent deri në 1.60 euro dhe benzina 1.42 deri 1.49 euro. Çmimi për standardin tonë është i lartë, çmim real kishte me qenë 1 euro për litër, por kjo nuk varet nga ne pasi që çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *