Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako

0
Shpërndaje lajmin

Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-deputetin Alqi Bllako.
Mësohet se në seancën e sotme prokurori parashtroi të gjitha veprimet hetimore të kryera deri më tani dhe mbrojtja kërkoi një kopje të tyre për t’u njohur me përmbajtjen.
Bllako për të disatën herë kërkon një masë më të butë sigurie se ajo e “arrestit me burg”, por që i është refuzuar nga gjykata.
Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit. Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall.
SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.
Pak muaj më parë institucioni i akuzës kërkoi informacion në bankat e nivelit të dytë për të verifikuar llogaritë bankare që mund të ketë Bllako.
Shkresa për të verifikuar pasuritë e Bllakos janë dërguar edhe në institucionet e agjencitë e pronave, për të parë nëse ka pasuri në emër të ish deputetit dhe familjarëve të tij.
 
LEXONI GJITHASHTU:

SPAK nis hetim pasuror për Alqi Bllakon
VIDEO | Me pranga në duar, momentet kur Alqi Bllako del nga gjykata
Gjykata lë në burg Bllakon, avokati: Nuk ka firmosur asnjë dokument

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *