Shtyhet vendimi i Apelit për PD-në, kërkohet përjashtimi i gjyqtares së çështjes
Partia Demokratike do të vijojë të mbetet dyerve të gjykatave. Këtë të enjte, Gjykata e Apelit Tiranë e shtyu vendimmarrjen për ankimin e Enkelejd Alibeajt, i cili ka kërkuar që vendimet e kuvendeve të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit të regjistrohen bashkë.
Megjthëse seanca nisi në orën 09:00, u vendos që seanca të shtyhet për në 17 janar të vitit 2023.
Sekretari i Përgjithshëm i PD ka depozituar kërkesë për përjashtim të gjyqtares Irida Kacerja.
Sipas avokatit Rezart Kthupi, nga ana e kërkuesve është vlerësuar si paragjykim fakti që seancën e kaluar gjykata kërkoi saktësim të aktit të përfaqësimit.
Në përditësim…