Shuhet familja kosovare në Rrugën e Kombit/ Fëmija i tretë drejt spitalit të Traumës

Share

Policia ka dhënë detajet në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti.

Nga përplasja e rëndë kanë humbur jetën çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në automjetin tip “Citroen” dhe dy fëmijët e tyre, ndërkohë që fëmija më i vogël i tyre është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore.

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.”/CNA.al


Share

Komente