April 19, 2021

Shumë biznesmenë nga Kosova kanë aplikuar për t’u vaksinuar në Serbi

Shpërndaje lajmin

Duke qenë se Kosova është i vetmi vend në Evropë që ende nuk e ka pranuar asnjë dozë vaksine anti-Covid, shumë qytetarë po detyrohen tē gjejnë forma alternative tek vendet në rajon.

Së fundmi, kreu i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez ka bërë të ditur për mediat serbe se një numër i madh i biznesmenëve nga Kosova kanë aplikuar për t’u vaksinuar në Serbi.

Sipas tij, Beogradi është qendra për vaksinimin e biznesmenëve nga rajoni dhe se një numër i madh i biznesmenëve nga Kosova kanë aplikuar për vaksinim.

“7.500 biznesmenë nga Ballkani Perëndimor do të vaksinohen në Serbi dhe së bashku do të jemi 7.500 herë më të fortë”, tha ai, përcjell Albinfo.ch.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *