April 15, 2021

Shumë zviceranë nuk duan të vaksinohen

Shpërndaje lajmin

Spitalet në shtetin e Zvicrës po përballen me pengesa të reja për shkak të mosvaksinimit nga popullsia e këtij shteti, transmeton albinfo.ch.

Një valë e re e pacientëve të pavaksinuar Covid pritet të shtrohen në spitalet zvicerane gjatë verës, thonë autoritetet shëndetësore.

Në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës, rreth 80 për qind e gjithë popullsisë duhet të inokulohen.

Por, duke pasur parasysh numrin e lartë të antivaksinës- njerëz që janë kundër vaksinimeve – shpërthimet do të vazhdojnë të ndodhin dhe spitalet pritet të përjetojnë një fluks të pacientëve që vuajnë nga ndërlikimet e lidhura me korona, transmeton tutje albinfo.ch.

Një sondazh i kryer nga instituti kërkimor Link tregon se vetëm një në katër persona në Zvicrën frëngjishtfolëse dëshiron të vaksinohet. Numri është më i lartë në mesin e njerëzve që flasin gjermanisht, ku një në dy është i gatshëm për t’u vaksinuar. /Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *