Shumica e banorëve zviceranë jetojnë me qira

0
Shpërndaje lajmin

Zvicra ka një nga normat më të ulëta të pronësisë së banesave. Shumica e banorëve jetojnë me qira.
Në gjithë vendin, vetëm 36.2% e shtëpive ishin në pronësi të banorëve të tyre në vitin 2020, sipas të dhënave të publikuara këtë javë nga Zyra Federale e Statistikave të Zvicrës (FSO).
Megjithatë, normat e pronësisë së shtëpisë ndryshojnë ndjeshëm në varësi të kantonit. Në zonat e njohura urbane, si Bazeli, Gjeneva dhe Cyrihu, ajo bie deri në 15.4% (Bazeli), Gjeneva (18%) dhe Cyrihu (27.4%) janë të dyja shumë nën mesataren kombëtare prej 36.2%, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Në anën tjetër, të spektrit janë kantonet më rurale të Appenzell Innerrhoden (58%), Valais (54.3%) dhe Jura (49.3%).
Karakteristika të tjera që lidhen me pronësinë e shtëpisë përfshijnë madhësinë e shtëpisë dhe moshën dhe kombësinë e banorëve. Shtëpitë më të mëdha kanë më shumë gjasa të jenë në pronësi. 87% e shtëpive prej 200 m2 ose më shumë janë të banuara nga pronarët, krahasuar me 6% të atyre me përmasa 39 m2 ose më pak. Afro 50% e atyre të moshës mbi 64 vjeç kanë shtëpitë e tyre krahasuar me 24% të atyre të moshës 25 deri në 64 vjeç. Dhe, shtetasit zviceranë (44%) kanë më shumë gjasa të zotërojnë shtëpinë ku jetojnë sesa të huajt (13%).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *