January 20, 2022

Shumica e të moshuarve në Zvicër duan bllokim për të pavaksinuarit

Shpërndaje lajmin

Sipas një sondazhi, mbështetja për vendimin e një bllokimi që do të vlente vetëm për njerëzit e pavaksinuar është çuditërisht e lartë në mesin e popullatës zvicerane, transmeton albinfo.ch. Çdo i dyti/e dyta prej rreth 1000 të anketuarve ishin pro, siç tregon një sondazh përfaqësues i realizuar nga Instituti Link në emër të gazetës “Sonntags blick”.

Ndërkaq, kjo ide u miratua nga dy të tretat e të moshuarve të anketuar. Në të kundërt, 80 përqind e të gjithë të anketuarve janë shprehur kundër një bllokimi të përgjithshëm.

Shkalla e miratimit për një vaksinim të përgjithshëm të detyrueshëm ishte po aq e lartë. Gjysma ishin pro. Të moshuarit u treguan më rigorozët: 62 për qind e njerëzve të moshave 60 deri në 79 vjeç donin vaksinimin e përgjithshëm të detyrueshëm.

65 për qind e të gjithë të anketuarve mbështesin gjithashtu vaksinimin e detyrueshëm për grupe të caktuara profesionale si p.sh. profesionet e infermierisë.

Në sondazhin e fundit të tillë “SonntagsBlick” nga fundi i nëntorit, gjysma e zviceranëve ishin kundër masave më të rrepta mbrojtëse, përcjell albinfo.ch. Por disponimi i tyre duket se ndërkohë ka ndryshuar dukshëm.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *