Si do të jetë bota pas pandemisë?/ Bill Gates parashikon më pak udhëtime dhe më pak miq

Share

“Coronavirusi do të ndryshojë botën. Nëse jo përgjithmonë, do e ndryshojë të paktën për një numër të konsiderueshëm vitesh.
Ajo që do të ndryshojë më shumë do të jenë zakonet tona, domethënë mënyra se si punojmë dhe qëndrojmë së bashku,” këto janë parashikimet e formuluara nga Bill Gates , themeluesi i gjigantit të IT Microsoft , gjatë podkastit të ri të serisë ” Bill Gates dhe Rashida Jones” .

“Ne shpesh pyesim veten kur do të kthehemi në një jetë normale. Por ne nuk e kemi pyetur veten sa duhet se çfarë mund të konsiderohet “normale” pas një periudhe si ajo që po përjetojmë “, u shpreh më tej Gates.

Themeluesi i Microsoft tha gjithashtu se fakti që njerëzit punojnë nga shtëpia përgjysmon udhëtimet duke ulur trafikun urban, hekurudhor dhe sipas tij gjysma e udhëtimeve të biznesit do të zhduket.

“Është e qartë, bota post-Covid do të karakterizohet nga një mënyrë krejtësisht e ndryshme në mënyrën se si do të punojmë.
Sot, një pjesë e mirë e punonjësve punojnë nga shtëpia pa arritur në vendin e punës. Kjo kontribuon në 50% më pak udhëtime duke ulur trafikun urban, hekurudhor dhe ajror. Parashikimi im është që gjysma e udhëtimeve të biznesit do të zhduket, si dhe ne do të kalojmë mbi 30% më pak ditë në zyrë “, tha Gates./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.corriere.it/economia/lavoro/cards/bill-gates-mondo-post-covid-meno-viaggi-tanto-smart-working-poche-amicizie/come-sara-mondo-la-pandemia-meno-viaggi-meno-amicizie_principale.shtml


Share

Komente