Si do të ndikojë lufta në Ukrainë në koston e jetesës në Austri?

Shpërndaje lajmin

Ndërsa çmimet e energjisë vazhdojnë të rriten pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe sanksioneve ekonomike pasuese të vendosura nga vendet perëndimore, ka shqetësime për ndikimin në ekonomitë e brendshme në Evropë, përcjell albinfo.at.
Një raport i fundit nga Instituti Austriak i Kërkimeve Ekonomike (WIFO) thotë se Austria është më e rrezikuar në lidhje me furnizimet e saj me energji, me importet e gazit natyror rus që përbëjnë më shumë se tri të katërtat e të gjithë furnizimit me gaz të Austrisë. Disa banka austriake janë gjithashtu të prekura nga sanksionet kundër Rusisë për shkak të kërkesave të larta kreditore nga klientët rusë.
Të martën, nënkryeministri rus, Aleksandër Novak, kërcënoi të ndalonte furnizimin me gaz rus në Evropë, ndërsa vendet perëndimore konsideronin përshkallëzimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke përfshirë një ndalim të importeve ruse të naftës.
Sipas gazetës britanike The Guardian, Novak e bëri kërcënimin në lidhje me vendimin e Gjermanisë muajin e kaluar për të ndaluar certifikimin e gazsjellësit Nord Stream 2. Novak tha: “Ne kemi çdo të drejtë të marrim një vendim të përshtatshëm dhe të vendosim një embargo ndaj pompimit të gazit përmes gazsjellësit Nord Stream 1”.
Austria aktualisht merr 80 për qind të gazit të saj natyror nga Rusia. Një ndërprerje e importeve të gazit do të ndihej në mënyrë akute në republikën alpine dhe madje mund të ndikojë në industrinë kimike, plehëruese, farmaceutike dhe plastike. Në këtë skenar, WIFO parashikon se do të ketë mungesë gazi në vend deri në fund të vjeshtës, megjithëse Austria mund të marrë furnizime alternative nga vende të tjera.
Megjithatë, WIFO vlerëson se ekonomia e Austrisë mund të goditet më rëndë nga kufizimet e gazit sesa mesatarja e BE-së, me një humbje të mundshme prej 1.25 për qind në vlerën e shtuar të përgjithshme ekonomike (vlerësimi i fitimit ekonomik). Humbja mesatare e BE-së parashikohet të jetë 0.7 për qind, përcjell tutje albinfo.at.

Leave a Reply

Your email address will not be published.